Transmetuar më 16-01-2018, 19:44

Çdo çift ëndërron që ta mbajë mend gjithnjë ditën e martesës, por dy persona çuan dashurinë e tyre në një nivel tjetër.

Sipërmarrësja Heidi Turunen dhe marangozi Tom Rein, harxhuan 9 ditë për t’u ngjitur në malin “Everest” ku do kurorëzonin dashurinë me martesë.

Ata sfiduan temperaturat e ftohta dhe të gjitha sëmundjet me të cilat do përplaseshin gjatë rrugës për në malin më të lartë në botë.

Ndërsa qëndronin në nivelin 5380 metra mbi nivelin e detit, çifti bëri dasmën tradicionale ku nusja u vesh me fustan të bardhë dhe dhëndri me kostum.

Në një intervistë për Dailymail, ata thanë se donin të ishin në një vend të veçantë, prandaj morën këtë vendim.

Fotografitë e tyre janë bërë virale në rrjete sociale ku të gjithë shprehen të lumtur për aventurën e tyre të paharrueshme. /k.k/noa.al/