Transmetuar më 16-01-2018, 18:25

Një adoleshente ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj. Modeles 18-vjeçare deri tani i janë ofruar më shumë se 1 milion euro.

Personi që ka bërë ofertën më të lartë ka shprehur dëshirën të kalojë dhe një darkë me të.

Sipas “The Sun”, vajza ka zgjedhur të ruajë anonimatin dhe ka shpjeguar se po e përdor këtë për të arritur ëndrrën e saj, që të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, për të studiuar menaxhim biznesi.

“Unë kam vendosur të kërkoj diçka për të pasur financat e mia që në moshën 16-vjeçare, dhe pashë se në internet virgjëria kishte arritur të shitej deri në 3.5 milionë euro, prandaj vendosa ta bëja edhe unë kur mbusha 18 vjeç.

Qëllimi ishte që të fitoj sa më shumë që të ndihmoj familjen dhe të arrij të kap një arsim të mirë. Gjithashtu dua të blej një shtëpi për familjen time”,  është shprehur 18-vjeçarja.

Vajza ka zgjedhur emrin Nicole si emër të rremë. Kjo faqe interneti është e sigurt, të mundëson një partner ideal si dhe një mjek që vërteton virgjërinë.

Nicole gjithashtu tha se ky është një sekret dhe për asnjë gjë në botë familja e saj nuk duhet ta marrë vesh, sepse mund të jetë një shkatërrim për ta. /k.k/noa.al/