Transmetuar më 16-01-2018, 17:18

Modelja bukuroshe Emina Çunmulaj para pak kohësh na dha lajmin e bukur se është në pritjen e fëmijës së saj të dytë.

Por prej më shumë se një viti ajo ka provuar ndjesinë më të bukur për një grua atë të të bërit nënë. Emina ka një vajzë të quajtur Ella Faria.

Emina së fundmi ka postuar në Instagram një foto ku shihet e kapur me vajzën e saj dhe kjo gjë e ka lumturuar pamasë, ndaj ajo e ka shoqëruar dhe me një dedikim emocionues.

“Hajde Mami ulu. Kështu unë u ula dhe mbajta shtrënguar dorën e saj dhe zemra ime shkriu. Mendoj shumë se ku jam unë sot në jetë. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, unë i gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë dhe falenderoj Zotin që më bëri këtë dhuratë kaq të madhe, atë të sjelljes së një jete në këtë botë… 

Unë nuk jam një nënë perfekte, kjo nuk vjen me një fjalor dhe jam duke mësuar çdo ditë, por edhe në kohët më të vështira unë e di se sa me fat jam që jam e aftë të kem një të vogël që më thërret Mami. Të dua shumë Ella Faria, faleminderit që më zgjodhe mua të jem Mami jot”, shkruan Emina.