Transmetuar më 16-01-2018, 14:13

Juanita Gomez u shpall fajtore për vrasjen e shkallës së parë të enjten për vdekjen e tmerrshme të vajzës së saj 33 vjeçare Geneva në vitin 2016. Geneva u gjet me krahët e hapur sikur të ishte kryqëzuar dhe një kryq i madh i ishte vendosur në gojë.

Policia u thirr në atë kohë në shtëpinë e Gomez në Oklahoma City në gusht të vitit 2016, kur i dashuri i viktimës gjeti trupin e dhunuar e të gjakosur që shtrihej në krevat.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se Gomez i tha policisë se vajza e saj kishte folur në gjuhën e djallit natën para vdekjes, sytë iu kthyen mbrapa kokës dhe se e kishte kërcënuar ta vriste.

Ndaj Juanita ishte përpjekur që ti bënte ekzorcizëm në mënyrë që nxirrte Satanin nga trupi i saj. Më pas ajo i nguli një kryq në gojë derisa filloi ti dilte gjak dhe e shikonte deri në momentin që e bija vdiq. Skena e krimit brenda shtëpisë u krahasua me një “film horror”.

Gjatë gjyqit, jurisë iu paraqit një fotografi e skenës së krimit të viktimës që shtrihej në dysheme me kryq në gjoksin e saj.

Anëtarët e jurisë kërkuan dënimin të përjetshëm pa kusht për nënën 51 vjeçaren. /b.l/noa.al/