Transmetuar më 16-01-2018, 11:41

Prej disa ditësh mediat sportive po qarkullojnë lajme se real Madridi do shkëmbej yllin portugez Cristiano Ronaldo me Neymar.

Megjithatë sipas një artikulli të fundit të sportives spanjolle "AS" portugezi ndihet i mashtruar nga presidenti i Realit, Florentino Perez dhe kërkon që të kthehet në Mancherer United.

Një nga konfliktet e vazhdueshëm midis Perez dhe Ronaldo është pagesa e tij e ulët. Pavarësisht se Cristiano është emri më i lakuar i futbollit ai nuk bën pjesë në grupin e 5 futbollistëve më të paguar.

Gjithsesi për shkëmbimin e përfolur edhe nëse mund të bëhet, pritet të ndodh vetëm verën e ardhshme, pasi të përfundojë Kupa e Botës. 

Edhe PSG ka shprehur disa herë interes për Ronaldo, që pasi ka fituar gjithçka me Real Madrid mund të provojë një aventurë të re në karrierën e tij./b.l/noa.al/