Transmetuar më 16-01-2018, 10:30

Kampionia e botës në peshëngritje Romela Begaj, del pozitive në testin e dopingut.

Ndërsa në muajin dhjetor ajo u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes, nga analizat e bëra Begaj ka rezultuar pozitive me doping.

Nëse një gjë e tillë vërtetohet Romela Begaj pritet t’i hiqen dy medaljet e fituara në kampionatin botërorin të vitit 2017.

Pritet që peshëngritësja ti nënshtrohet edhe testit B, për të vërtetuar saktësinë e analizës.

Nëse rezulton edhe në testin e dytë me doping, Begaj e pret një pezullim nga çdo aktivitet për një periudhë të caktuar.

Në stilin e shkëputjes në botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 31-vjeçarja u rendit e para duke fituar medaljen e arit dhe u shpallur kampione bote ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Pas sukseseve të arritura ndaj Begaj u caktua një shpërblim prej 100 milionë lekësh të vjetra, për medaljen e marrë në Amerikë. /a.y/noa.al