Transmetuar më 16-01-2018, 08:39

Ikja e gazetarit Sokol Balla nga televizioni Top Channel bëri bujë, për shkak të një periudhe të gjatë pune pranë këtij televizioni, duke drejtuar emisionin “Top Story”.

Por tashmë është zbuluar edhe gazetari dhe emisioni që do e zëvendësojë.

“Aktualiteti politik, ekonomik dhe social, personazhet më të ekspozuar të vendimmarrjes, fenomenet që na shqetësojnë përditë, por edhe personazhet më pak të ekspozuar, ata që politika i harron pasi u merr votën, do të vijnë në Top Channel çdo të enjte nga data 25 janar si “Të Paekspozuarit”, lajmëron Tch.

Një emision nga Ylli Rakipi, me gazetarin dhe analistin Andi Bushati dhe plot emra të tjerë të njohur të gazetarisë shqiptare.

Sakaq edhe gazetari Balla tashmë ka nisur punë në ‘Vizion Plus’, ku i është besuar një emision i tiji. /a.y/noa.al