Transmetuar më 16-01-2018, 08:05

Pasditen e djeshme u mbajt seanca e parë parlamentare për këtë vit, ku ashtu siç u mbyll vitin e kaluar, u shoqërua me debate dhe largim prej opozitës.

Por kombinimi i takave të larta dhe shkallëve të lagura nga shiu, ka rezultuar fatal për një deputete të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Lindita Metaliaj, e cila teksa zbriste shkallët e Parlamentit, është rrëzuar keqaz.

Teksa kalonte pranë saj, i ka ardhur direkt në ndihmë kolegu demokrat Agron Shehaj.

Në videon që Noa.al sjell më poshtë shihni gjithë skenën, ku duket se deputetja Metaliaj përveç sikletit duhet të jetë vrarë vërtetë shumë. /a.y/noa.al