Transmetuar më 15-01-2018, 23:10

“Dilara” është një nga aktoret më të pëlqyera në Turqi por jo e panjohur edhe për publikun shqiptar.

Aktorja e njohur turke, Ebru Özkan e cila te ne njihet si ‘Dilara’ nga seriali “Fate të Kryqëzuara” është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur shqiptar Ertan Shabani, tashmë kanë marrë epitetin prindër dhe martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Biricik”.

Lajmin e ka bërë të ditur Ebru përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke zbuluar se vajza e tyre erdhi në jetë të premten. Ndryshe,

Ebru dhe Ertani kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2016.