Transmetuar më 15-01-2018, 21:43

Këngëtarja Dolores O’Riordan ka vdekur në mënyrë të papritur në një hotel, në moshën 46-vjeçare, ka konfirmuar publicisti i saj.

Ylli i rrokut, që ka performuar kohët e fundit me bandën e saj “D.A.R.K.” po qëndronte në Londër.

Publicisti i saj nuk dha detaje të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes, përveç faktit që ndodhi krejt papritur dhe se familjarët e saj janë të shkatërruar.

Në një deklaratë të tij thuhej: “Këngëtarja ndërkombëtare Dolores O’Riordan ka vdekur papritur në Londër ditën e sotme, në moshën 46-vjeçare.

Këngëtareja e bandës irlandeze “Cranberries” ndodhej së fundmi në Londër për regjistrime. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Familjarët janë të shkatërruar nga ky lajm i fundit dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë”.

Foto e fundit e postuar nga ajo ishte më 4 janar në Tëitter me një mace ku shkruante: “Lamtumirë Gio, po nisemi për Irlandë”. /k.k/noa.al/