Transmetuar më 15-01-2018, 17:19

Megjithëse mund të mendoni se këshillat për të ushqyerit e shëndetshëm mbeten të njëjta gjatë gjithë kohës, në të vërtetë edhe ato ndryshojnë shumë falë zbulimeve të fundit të shkencës në përgjithësi. 

Madje janë ndryshime kaq të shpeshta e të paqëndrueshme sa mund të krahasohen me trendet e modës dhe ndryshimin e opinionit.

Për të gjithë ata që ndjekin dieta të ndryshme dhe vezën e bëjnë pjesë të tyre, ka një gabim të madh që është vënë re nga ekspertët.

Sa prej jush e lënë mënjanë të verdhën e vezës kur ndiqni një dietë, sepse mendoni se vetëm e bardha ju ndihmon për të eliminuar kilet e tepërta? Ja që ky është një veprim i gabuar.

Shkenca mbështet faktin se të hahet një vezë e plotë është më e shëndetshme, sepse e verdha e vezës përmban shumë lëndë ushqyese, po edhe e bën ushqimin më të shijshëm.