Transmetuar më 15-01-2018, 16:15

Supermodelja Emina Cunmulaj është një vajzë mjaft origjinale. Ajo jeton në mes të luksit, por vetëm jetën e shtrenjtë nuk reklamon. Ajo bën postime aq reale, sa çdo vajzë e thjeshtë i kupton.

Emina është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Teksa shijon këto ditë të ëmbla, duke parë televizor, Emina na tregon që tashmë barku i fryrë është tavolina e re.

Përveç se ka vendosur pultin në bark, Emina po flet ndërkohë në telefon dhe në fytyrë ka vendosur një maskë të bardhë, ndërsa tregon zbuluar barkun e fryrë veshur me pizhama duke qëndruar këmbëkryq.

Modelja shqiptare Emina Çunmulajt ndau me fansat gëzimin e pritjes së një tjetër fëmije, pak kohë më parë përmes një fotoje me bashkëshortin dhe vajzën. 

Ajo mbante një bluzë ku shkruhej me humor që një fëmijë po vinte. "Jam shumë e mirë. Mami dhe babi vendosën të bënin dhe një tjetër", lexohej në bluzën e Ella-s. 

Ndërkohë barku i Eminës dhe shënimi në foto përforconte lajmin. "Familja jonë po rritet", shkruante ajo./b.l/noa.al/.