Transmetuar më 15-01-2018, 13:00

Ai është i angazhuar pafund me koncerte të shumta, sa që kohën për të kaluar me familjen e ka të kufizuar.

Por këngëtari Sinan Hoxha, duket se periudhën që qëndron me të shoqen Andrra dhe me djalin e tyre Ansi, i përvesh mirë mëngët.

Kështu Andrra ka publikuar në Instagram, momente teksa Sinani gatuan për ta.

“Petulla”, shkruan Andrra, teksa Sinani duket pranë sobës për të skuqur.

Andrra ka publikuar edhe një foto tjetër ku këngëtari shihet i kapur për dore duke shëtitur në rrugët e ish-Bllokut. /a.y/noa.al