Transmetuar më 15-01-2018, 12:58

Është shitur në ankand me vlerën marramendëse prej 26,950 dollarë një kuti me puro kubaneze e Fidel Castros.

Castro ia dhuroi kutinë në mars të vitit 2012 filantropes Dr. Eva Haller me nënshkrimin e tij të shkruar në ngjyrë blu që është shumë i dukshëm në sipërfaqen e drurit.

Kutia është shitur së bashku me një fotografi të Catros.

"Castro ma dhuroi mua kutinë e purove. Ai më dha kutinë, sepse ia kërkova  me shaka, kur të tjerët po ndeznin një puro”, tha Halleri në një letër të vitit 2002.

Më tej ajo shtoi se: "I thashë atij, që nëse e nënshkruan kutinë, do ta shes dhe do të bëj shumë para. Ai mendonte se ishte qesharake.”

Kutia mban 24 puro Trinidad Fundadores të bëra me dorë dhe mbajnë vulën origjinale./b.l/noa.al/