Transmetuar më 15-01-2018, 08:25

Një vajzë fare e vogël, ka humbur jetën në qytetin e Durrësit, si pasojë e një forme të rëndë gripi.

Vogëlushja e moshës 7-vjeçare u dërgua nga prindërit në spital rreth orës 17.00 të pasdites së djeshme.

Prej dy ditësh ajo ishte prekur nga gripi dhe nuk arrinte që të ushqehej, si dhe kishte temperaturë të ulët.

Mësohet se bluzat e bardha i dhënë ndihmën e parë por pa rezultat, ajo ra në koma.

Ndërkohë rreth mesnatës, ndërroi jetë duke mos e përballuar dot gjendjen nga e cila ishte prekur.

Nga ana e mjekëve deklarohet paraprakisht se e mitura ishte pjekur nga një formë e rëndë e grupit i ashtuquajtur “grip toksik”.

Mjekët e spitalit janë mbledhur për të analizuar rastin, të shokuar nga ajo që ndodhi. /a.y/noa.al