Transmetuar më 13-01-2018, 17:04
Publicitet

Pak ditë më parë në portale dhe rrjetet sociale u njoftua se gazetarja dhe moderatorja e njohur, Sonila Meço do rikthehet në Top Channel.

Zërat i ka shuar vetë Sonila nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ajo shkruan se “kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg kazanit, në rastin më të mirë, ose median e regjimit, në rastin më të keq”.

Postimi i Sonila Meços:

Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend.

Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi./a.k/noa.al/