Transmetuar më 11-01-2018, 12:38

Gratë që punojnë turni i tretë janë më të rrezikuara që të diagnostikohen më kancer në krahasim me ato që punojnë ditën. 

Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit nga universitetit i Schuan në Kinë, që përdori të dhënat e 61 studimeve të ndryshëm që mbulonin afërsisht 4 milionë njerëz nga Amerika e Veriut, Evropa, Australi dhe Azia.

Hulumtuesit gjetën raste të kancerit të lëkurës në gjysmën e femrave që punonin turni i tretë. Gjithashtu gjetën se 1/3 femrave të marra në studim ishin diagnostikuar më kancer të gjirit, 1/5 me kancer të stomakut.

Shkencëtarët deklaruan se femrat me profesionin e infermieres ishin më të rrezikuara. Gjithashtu rastet e kancerit të mushkërive tek infermieret e turnit të natës ishin më të larta, konkretisht në 1/4.

 “U habitëm kur zbuluam lidhjen mes punës në turn të tretë dhe rrezikut për kancer të gjirit vetëm tek gratë nga Amerika Veriore dhe Evropa.

Gratë që punojnë në turn të tretë për një kohë të gjatë duhet të bëjnë kontrolle dhe ekzaminime rregullisht, sidomos për kancer”, rekomandon një nga profesorët e studimit. Studimi është publikuar te revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention”.