Transmetuar më 11-01-2018, 10:37

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian, Raffaelle Cantone ka nisur sot një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.

Takimin e parë, ai e zhvilloi në orët e para të paradites me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në vijim të qëndrimit të tij në Tiranë, ai do të takohet edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Po ashtu një takim të posaçëm do të ketë edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se qëllimi i vizitës është thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në sistemin gjyqësor.

Po ashtu ai do të marrë pjesë në seminarin e Tiranës, ku do të diskutohet për transparencën dhe tenderat publik. /a.y/noa.al