Transmetuar më 09-01-2018, 17:52
Publicitet

Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, si pasojë e një ataku kardiak.

Sipas mediave të vendit fqinj, bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i identifikuar me emrin Juled Kinkaj, baba i dy fëmijëve të mitur.

Ai jetonte bashkë me familjen në komunën Olginate në Itali.

Fillimisht ai kishte shkuar në Puglia ku kishte kaluar fëmijërinë, dhe më pas në Leço kishte gjetur dashurinë e jetës, Annamaria Ruggerin, e cila së pari do të bëhej partnerja e tij dhe pastaj nëna e dy fëmijëve, Amber dhe Ricky, të moshës 3 dhe 5 vjeç.

Përveç familjes së tij, Juled Kinkaj gjithashtu la pas nënën e tij Mimoza, babain Durim dhe motrën Jonida, shkruajnë mediat në itali, raporton Noa. /k.k/noa.al/