Transmetuar më 09-01-2018, 14:46
Publicitet

Vdekja tragjike e një personi ka shokuar jo vetëm familjarët por të gjithë banorët e komunës “Polvica Nola”, një fshat në San Felice, provincën Caserta.

Mësohet se viktima është identifikuar si Luka Esposito, 37 vjeç. Burri u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtratin e tij nga i ati, i cili kishte shkuar në dhomën e tij për ta zgjuar, siç raporton Edizionecaserta.it, por e ka gjetur pa shenja jete.

Babai i 37 vjeçarit i tronditur nga ajo me të cilën po përballej i alarmuar ka lajmëruar urgjencën në 118, e cila sapo arriti në shtëpi, u munduan t’i jepnin ndihmën e parë mjekësore 37 vjeçarit, por përpjekjet e tyre për ta rikthyer në jetë ishin të kota.

Megjithatë, për të krijuar shkakun e vdekjes është vendosur që trupi i Lukës në orët e ardhshme, do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme si autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 

Lidhur me vdekjen e të riut ka reaguar i gjithë komuniteti i cili ka shprehur tronditjen ndaj vdekjet së të riut, ndërsa theksoi se familja Esposito është e njohur në Polvica Nola pasi posedon një kompani të njohur e specializuar në kultivimin e kërpudhave./b.l/noa.al/