Transmetuar më 08-01-2018, 20:26
Publicitet

“Po, unë e vrava”. Kanë qenë këto fjalët e Agim Ajdinajt, 51-vjeçarit shqiptar, që vrau dhe copëtoi trupin e të dashurës së tij, nga Maroku, Khadija Bencheickh

Nga dëshmitë e dhëna në polici, ai e ka pranuar krimin mostruoz, duke thënë se është ai autori i masakrës së pak ditëve më parë, në Itali.

Ndërkohë, një gjykatë ka liruar përkohësisht nipin e tij, 27-vjeçarin Lisand Ruzhdija, i cili akuzohet se ndihmoi në krim 51-vjeçarin.

Agimi, teksa ka rrëfyer si ndodhi krimi, i ndodhur në kulmin e një grindje, ndoshta të shkaktuar nga xhelozia, ka shfajësuar nipin e tij, duke thënë se e ka kryer i vetëm vrasjen.

Nga hetimet e deritanishme, janë gjetur gjurmë gjaku të tij në shtëpi dhe në garazh. Ka qenë kjo provë që ka ndihmuar edhe hetuesit që ta kenë më të thjeshtë zbardhjen e ngjarjes. /k.k/noa.al/