Transmetuar më 07-01-2018, 12:38
Publicitet

Hyn në një dyqan celularësh në Texas, Houston (SHBA) dhe lajmëron klientët dhe shitësit “Kjo është një grabitje!”.

Më pas shkon drejt kasës për të marrë paratë... por mbetet i mbyllur brenda. Është kjo ajo që është filmuar nga kamerat e sigurisë të dyqanit, ku shihet se të gjithë dalin teksa grabitësi shkon drejt kasës për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por e gjen veten të mbyllur brenda.

Grabitësi tenton në të gjitha mënyrat për të dalë jashtë, godet derën, por pa rezultat.

Më tej ai iu lutet kalimtarëve nga brenda dyqanit që ta ndihmojnë, por asgjë nuk bëhet për të deri sa e arreston policia.

Grabitësi është 22-vjeçari John Bell, i cili pak ditë më parë kishte vjedhur po të njëjtin dyqan duke marrë 2 mijë dollarë dhe disa celularë.

Është kjo ajo që tregoi i zoti i dyqanit, Basit Mian, shkruan noa.al.

“Ishte ime shoqe ajo që mbylli derën me çelës, pasi i nxori të gjithë jashtë, duke lajmëruar policinë. Kur hyri e dinte mirë se ku ti kërkonte paratë, pasi kishte grabitur dhe më parë”, tha ai.

Policia bëri me dije se i riu i prangosur gjatë javës që po lëmë pas, ishte arrestuar edhe në vitin 2015 për grabitje. /a.y/noa.al