Transmetuar më 06-01-2018, 23:26

Skuadra e Juventusit nuk zhgënjen në sfidën e parë për vitin 2018, të vlefshme për “Serinë A” italiane.

Bardhezinjtë kanë marrë fitore minimale në transfertën përballë Cagliarit, me rezultatin 0-1.

Në takimin e vlefshëm për javën e 20-të të kampionatit italian, goli për Juventus u shënua nga Bernardeski në minutën e 74’.

Futbollisti shfrytëzoi mirë pasimin e marrë nga braziliani Daglas Kosta, duke i dhuruar skuadrës 3 pikë që e mbajnë me ritmin e napoletanëve në luftën për kreun.

Aktualisht Napoli kryeson me 51 pikë, ndërsa Juventus 50./a.k/noa.al/