Transmetuar më 05-01-2018, 19:17

Krim makabër ai që ndodhi menjëherë pas hyrjes së vitit të ri 2018, në Mesinia të Greqisë.

Një 34-vjeçar që noa.al jua sjell në foto, ka ekzekutuar gjyshin e tij duke i vënë flakën dhe djegur atë, si dhe ka tentuar të vrasë edhe të ëmën e më pas ka “argumentuar” arsyet që e çuan në këtë krim.

Sot, i dyshuari dhe avokatja e tij Meri Plevria, ishin para gjykatës, për të marrë masën e sigurisë.

Në gjykatën e Kalamatas, (foto), i dyshuari pranoi krimin e kryer më 1 janar.

Ai tha se “dëgjoja zëra në kokën time” ndaj iu sul pjesëtarëve të familjes për t’u marrë jetën.

“Nuk doja t’i vrisja, por vetëm t’i ndëshkoja”, - ka shtuar 34-vjeçari.

Kurse ka shpjeguar edhe pse donte t’i ndëshkonte. “I shihja ata përgjegjës për faktin që u mbylla në psikiatri dhjetë vitet e fundit”.

Avokatja Plevria (foto), tha se klienti i saj është rëndë mendërisht e për rrjedhojë, - shtoi ajo, - nuk mund të mbahet në burg, por presim të rimbyllet në psikiatri. /noa.al