Transmetuar më 05-01-2018, 15:07
Publicitet

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor, vranësirat më të shpeshta do të ketë në ekstremet Veri-Jug të cilat rrezikohen nga reshje të izoluara.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territorin më të shpeshta në Veri duke gjeneruar reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 3 – 4°C gjatë mëngjesit ndërsa vetëm një rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 36 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe Jugperëndimore mbeten me vranësira e reshje të konsiderueshme shiu. Po ashtu, vendet e Balltikut duke përfshirë një pjesë të Verilindjes së kontinentit paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore.

Por moti kryesisht i kthjellët vijon dominimin në pellgun e Mesdheut dhe pjesërisht në zonat Qendrore dhe Lindore të Europës./b.l/noa.al/