Transmetuar më 05-01-2018, 12:27

Bajamet– Magnezi është një prej elementëve më të dobishëm për të përgatitur organizmin ndaj gjumit dhe bajamet janë plotë me të. Pikërisht konsumi i bajameve relakson trupin dhe e ndihmon që të flejë më shpejtë dhe më gjatë.

Kamomili- Çaji i kamomilit ka efekt relaksues për trupin. Kështu që nëse e pini në darkë, gjumin e keni pas dere.

Luleshtrydhet- Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C dhe për këtë arsye janë zgjedhja ideale për t’u konsumuar pak para se të bini në gjumë. Ëmbëlsia e tyre do ju përhumb në gjumë, sa të hapni dhe të mbyllni sytë.

Çokollata e zezë– Çokollata e zezë është e pasur me magnez, një substancë e cila favorizon gjumin. Kjo çokollatë nuk ka shumë kalori, nuk rëndon stomaku dhe bën të mundur që t’iu zërë gjumi shumë shpejtë, shkruan noa.al.

Domatet- Domatet përmbajnë lipocen, një substancë e cila përmirëson cilësinë e gjumit. Ndër të tjera ndihmon për të parandaluar sëmundjet kardiake dhe tumoret.

Bananet- Bananet janë të pasura me magnez dhe potas. Në mbrëmje pas lodhjes së ditës, konsumi i një bananeje stimulon gjumin si me magji. /a.y/noa.al