Transmetuar më 29-12-2017, 12:15

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku nënshkroi ditën e sotme ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.

Duke filluar nga dita e sotme e premte, 29 dhjetor, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të së cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve.

Këtë detyrë të marrë nga Koça, deri më tani e mbante prokurorja Rovena Gashi.

Sakaq Gashi caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. /a.y/noa.al