Transmetuar më 26-12-2017, 00:09
Publicitet

Njihuni me horoskopin javor nga data 25 dhjetor deri në 31 dhjetor. Këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje këtë javë.

Dashi

Është më mirë të shmangni ngatërrimin në skema që premtojnë shumë dhe japin pak. Grafiku juaj inkurajon që të jetë i durueshëm në lidhje me rezultatet, në qoftë se ju e merrni me ngadalë, do të jeni drejt rrugës për sukses. Jeta juaj shoqërore mund të nisë me një drejtim të ri, me Hënën e re që ju inkurajon të lëvizni në shoqëri të reja dhe të bëni miq të tjerë. Vitit të Ri mund t’ju gjejë duke shijuar një film ose takim romantik.

Demi

Puna me një ekip të besueshëm mund të jetë më mirë se të qenit vetëm. Megjithatë, ju mund të josheni për të bërë ndryshime me një ide që ju nxjerrë në një territor të ri. Ndikimet aktuale sugjerojnë se puna me të tjerët është vendimi juaj më i mirë, pasi mund të çojë në rezultate të jashtëzakonshme. Një Hënë e re në sektorin tuaj shpirtëror mund të jetë një thirrje për të bërë një seancë meditimi ose një praktikë shpirtërore, që ngre vetëdijen tuaj. Dikush që do të takoni në prag të Vitit të Ri mund ose jo, të jetë i besueshëm.

Binjakët

Një ndryshim i besimeve mund të jetë çliruese për ju dhe mund të jetë diçka që ju keni qenë duke e menduar prej kohësh. Zgjedhja e një sistemi të ri besimi apo vlerash inspiruese mund t’ju bëjë të ndiheni sikur keni hequr një barrë. Gjithashtu mund të revolucionarizojë perspektivën tuaj dhe mund ta shikoni të ardhmen me një shpresë të përtërirë. Hëna e re në shenjën tuaj mund të jetë koha më e mirë për të vendosur plane të reja edhe në qoftë se merrni vetëm një hap të vogël.

Gaforrja

Nëse keni qenë në kërkim të një mënyre për të çliruar veten nga përgjegjësia, kjo javë mund t’jua tregojë. Me Saturnin në shenjën tuaj dhe të lidhur me Uranin, një ide biznesi mund të ndryshojë jetën tuaj për mirë dhe për të sjellë lirinë që doni. Hëna mund të jetë një thirrje për të reformuar financat tuaja dhe për të krijuar një buxhet të strukturuar për vitin 2018.

Luani

Intuita juaj mund të jetë duke iu udhëzuar për një mundësi që transformon jetën tuaj. Mund të jetë e lidhur me punën tuaj dhe mënyrën se si i fitoni të ardhura. Nëse punoni në këtë mënyrë vazhdimisht, ajo mund jetë shumë fitimprurëse në të ardhmen. Nëse jeni duke kërkuar sukses të menjëhershëm, mund të jeni duke u gabuar. Durimi është çelësi! Viti i Ri mund të jetë koha kur do të gëzoni plotësisht veten ose mund të preferoni një aktivitet më romantik.

Virgjëresha

Nëse jeni të tërhequr nga dikush, mos e merrni këtë si një shenjë se ai ose ajo është “i duhuri”. Ju mund të zbuloni se personi që me të vërtetë keni tërheqje është dikush që e keni njohur prej kohësh, dikush që ka provuar se është i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Hëna e re e dhjetorit mund të sjellë një mundësi për një fillim të ri në shtëpi.

Peshorja

Një hobi ose një kohë që keni kaluar më parë dhe që ju ka gëzuar dikur, mund të bëhet fokusi juaj i ri në qoftë se ndiheni të motivuar për ta bërë atë sërish. Në qoftë se kjo ju sjell kënaqësi, pse jo? Hëna e re e dhjetorit, mund të jetë një mundësi për të filluar një projekt krijues apo plan sipërmarrës që keni marrë në shqyrtim. Viti i Ri mund të jetë një kohë interesante për të shijuar një mbrëmje romantike me të dashurit tuaj ose me një mik të mirë.

Akrepi

Lidhja e Diellit me Mërkurin reaksionar, në sektorin tuaj të jetesës, mund t’ju çojë në ndjekjen e një rutine jo të mirë shëndetësore. Është mirë të bëni kujdes dhe të bëni një detoksifikim të trupit. Idetë e reja mund ta çojnë jetën tuaj në një drejtim optimist që do t’ju nxisë që të veproni. Megjithatë, durimi është rruga e duhur në qoftë se ju jeni duke u përgatitur për një mundësi të re dinamike.

Shigjetari

Me një ndikim premtues që nxisin sektorët tuaj të karrierës dhe mënyrën e jetesës, shmangni rrugët e shkurtra këtë javë. Nëse dikush ju ofron një skemë për t’u pasuruar sa më shpejt, refuzojeni. Energjitë tuaja ju sugjerojnë që të mbani një ritëm të qëndrueshëm drejt një qëllimi frymëzues që mund t’ju çlirojë nga puna e madhe që keni bërë kohët e fundit. Hëna e re në sektorin tuaj të lidhjeve mund të jetë një mundësi për të çuar një lidhje në një romancë në nivelin e ardhshëm.

Bricjapi

Suksesi me një plan apo ide mund të varet nëse ju i kushtoni vëmendje këshillave të dikujt me më shumë përvojë. Kjo mund të ketë një ndikim pozitiv në fusha të tjera të jetës tuaj, gjithashtu. Hëna kësaj jave me 28 dhjetor mund të përkojë me një dëshirë për të ristrukturuar financat tuaja dhe ju mund të merrni në konsideratë të punoni më shumë për të rritur të ardhurat. Do të jeni në qendër të vëmendjes në prag të Vitit të Ri.

Ujori

Me Mërkurin në prapavijë, ju mund të jeni të motivuar t’ia nisni aty ku e keni lënë në lidhje me një kurs apo studimin e një subjekti të caktuar. Ju mund të përfitoni më shumë se sa mendoni duke bërë kështu. Edhe pse zakonisht preferoni të anashkaloni ndryshim, ju mund ta përqafoni atë me gjithë zemër tani dhe gjatë javëve të ardhshme. Duke bërë kështu, mund të ndryshoni bindjet tuaja dhe perspektivën për jetën, dhe të inkurajoheni të lëvizni përtej kufijve tuaj.

Peshqit

Një përzierje impulsive e energjive mund t’ju bëjë të bashkoni forcat me dikë, kur mund të jetë e mençur të gjeni kohën dhe të njihni personin më parë. Saturni është pjesë e kësaj vije, kështu që do të jetë e mençur të qëndroni mbrapa dhe të merrni parasysh nëse jeni duke bërë gjënë e duhur. Çfarë keni mësuar tashmë mund të ketë një ndikim shumë të frytshëm në jetën tuaj në javët e muajt e ardhshëm. Veprimet tuaja mund të jenë pak më të matura. /b.l/noa.al/