Një vajzë vetëm dhjetë vjeçe është përdhunuar egërsisht nga një djalë i ri i cili edhe pse i martuar, nuk ngurroi t’i sulej të voglës për të abuzuar me të seksualisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Koçan të Maqedonisë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale në Vinnitsa.
Një grua 33-vjeçare nga Shtipi (aktualisht e paregjistruar dhe që jeton në Koçan) ka raportuar se 22-vjeçari nga Vinnitsa, A.H, i martuar, ka kryer sulmin seksual mbi vajzën e saj 10-vjeçare.
Vogëlushja u mor në pyetje bashkë me të ëmën dhe një psikologe e më tej iu nënshtrua kontrollit mjekësor në spitalin publik të zonës.
Mjekët konfirmuan se vajza ishte përdhunuar.
I dyshuari është arrestuar, por ai tha se kishte bërë seks pa dhunë me vajzën.
I dyshuari tha se disa herë kishin bërë seks dhe e konsideroi 10-vjeçaren si të dashurën e tij.
Tani, i riu përballet me akuzën e abuzimit seksual me fëmijët. /noa.al/