Transmetuar më 14-12-2017, 18:11

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë kanë kaluar momente paniku dhe frike këtë të premte kur sapo kishin mbaruar mësimin janë përballur me një zjarrvënie pranë shkollës së tye.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vënë zjarrin qëllimisht 2 kazanëve të plehrave në hyrje të daljes së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ngjitur me shkollën 9 vjeçare. 

Kaq ka mjaftuar që të shkaktohet panik veçanërisht tek nxënësit e vegjël që sapo kishin mbaruar dhe po dilnin nga shkolla.

Është dashur ndërhyrja efektivëve të policisë dhe zjarrfikëses që kanë normalizuar situatën dhe shuar flakët.

Madje mësohet se janë dashur 2 zjarrfikëse për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin ndaj personave përgjegjës për vënien e tyre para drejtësisë. (e.c/noa.al)