Transmetuar më 14-12-2017, 17:33

Dëshmi që të lënë pa fjalë vijnë nga Kuçova, aty ku një 13-vjeçare ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga një 49-vjeçar.

Por duket se edhe më e rëndë është dëshmia e gjyshit të vajzës, dhënë për Balkanweb.

Ndërsa e ëma shfaqet mjaft e shqetësuar, pasi vajza nuk i ka treguar asgjë për atë që ka ndodhur, ajo tregon se personi në fjalë, që në Berat të gjithë e njohin me nofkën “Losha” i ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 19-vjeçare, madje ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit.

“Ka dy apo tre vjet që ai e ngacmon vajzën e madhe. Kjo e vogla s’më tregoi asgjë, vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kështu kur erdhi”,- tregon Rajmonda.

Ndërsa ai që ka habitur të gjithë ka qenë gjyshi i moshuar. Sipas tij, të dyja vajzat nuk ishin të hajrit, pasi nuk e pyesnin.