Transmetuar më 14-12-2017, 16:13

Një 42 vjeçar është arrestuar nga Policia e Italisë, i kapur në flagrancë me 1 kg kokainë të pastër, të fshehur në automjetin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, policia italiane kishte marrë informacione për një automjet tip “Renault Megane Scenic”, që po trafikonte lëndë narkotike.

Për këtë aryse, shqiptari u ndalua , në një zonë pushimi përgjatë autostradës A2 të Mesdheut midis kryqëzimeve të Lagonegro Sud dhe Lauria Nord.

Sipas policisë italiane, shqiptari u tregua mjaft i qetë gjatë pyetjeve të autoriteteve të rendit, por të dhënat kontradiktore që ai i dha policisë, ngriti dyshime edhe më të forta.

Për këtë arsye, automjeti iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm ku u zbulua në pjesën e motorrit lënda narkotike e llojit kokainë.

Sipas mediave italiane,  pakoja që përmbante kokainën ishte me një mbështjellës plastike me vakum, letër celofani dhe jashtë, në një qese plastike. Ndërsa paketimi ishte mbushur me një substancë xhelatinoze, për të kufizuar mundësinë e zbulimit nga qentë e anti-drogës.

Ndërkohë analizat e kryera kanë treguar se kokaina prej 1 kg ishte rreth 80% e pastër, ndërsa vlera në treg varion nga 50 mijë-60mijë euro.

Shqiptari, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur ndodhet tashmë pas hekurave nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. (e.c/noa.al)