Transmetuar më 14-12-2017, 15:45

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme 48 mijë m2 tokë në Vuno ( Dhërmi).

Sekuestrimi është bërë me urdhër gjykate pasi sipas hetimeve të kryera , ka dyshime të forta që kjo sipërfaqe toke të jetë përftuar me dokumente false.

Mësohet se toka është në pronësi të A.Dhimogjikës dhe hetimi mbi këtë sipërfaqe tokë kishte nisur një vit më parë.

Pjesa më e madhe e tokës prej 48 mijë metër katror, gjendet në Dhërmi dhe Vuno,  bregdet dhe kodër.

Në të njëjtën kohë vijojnë hetimet për të zbuluar personat e përfshirë në këtë vepër penale. (e.c/noa.al)