Transmetuar më 14-12-2017, 14:02

Ditën e sotme policia bëri me dije se ka vënë në pranga një 49-vjeçar në Berat pasi ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht një 13-vjeçare dhe ka tentuar të trafikojë motrën e madhe, 19-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar nëna e vajzave e identifikuar si Rajmonda Guri.

Ajo ka deklaruar se Aliosha Emini, 49-vjeç pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B.G., ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjecare A.G.

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”- ka thënë Rajmonda Guri, shkruan Bw.

Policia tha se Aliosha Emini, 49 vjeç, banues në Kuçovë, është vënë në prangat e policisë së Beratit, i akuzuar se ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 13- vjeçare.

Ai akuzohet se ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G., 19 vjeçe.

Po ashtu nga hetimet e policisë ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G., 13 vjeçe.

Ndaj Eminit materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. /a.y/noa.al