Transmetuar më 13-12-2017, 16:24

Suksesi i këngëtares Arilena Ara nuk ka të ndalur, ku në sajë të këngës “Nëntori”, fitoi famë në shumë shtete.

Kënga e saj është e njohur në Greqi, Rusi, Ukrainë dhe Rumani, ku këngëtarja ka mbajtur edhe koncerte.

Por së fundmi, nëpërmjet një postimi në Instagram, Arilena ka bërë me dije se do të jetë e ftuar në një prej spektakleve më të famshëm në Rumani.

“Shihemi në finalen e madhe të ‘The voice of Rumany’. Do të këndoj këngën ‘Nëntori’”, shkruan Arilena.

Ndërkohë një ditë më parë ajo bëri me dije se për Krishtlindje do të publikojë pesë këngë të reja. /a.y/noa.al