Transmetuar më 13-12-2017, 16:10

Binjakët qajnë në fluturim? Asnjë problem për pasagjerët, aktori George Clooney dhe e shoqja Amal Alamuddin dhurojnë kufje.

Mediat amerikane shkruajnë se aktori dhe bashkëshortja e tij për t’iu kërkuar ndjesë pasagjerëve për zhurmën që mund të bëjnë fëmijët e tyre binjakë Ella dhe Alexander, iu dhurojnë kufje me logon e tekilas së Clooney.

Gjatë ditëve të kaluara, u rrëfye për aventurat e tij si baba duke u përkufizuar si “film horror”.

Krenar për atësinë e tij, George tha edhe se është i lumtur tashmë që fëmijët qeshin dhe argëtohen.

Kur ai dhe Amal janë larg për punë, i shikojnë me biseda me kamerë nëpërmjet telefonit vazhdimisht. /a.y/noa.al