Transmetuar më 13-12-2017, 15:06

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka trokitur këtë të mërkurë në zyrën e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ka qenë Vlahutin e cila ka kryer një vizitë të papritur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Zyrtarisht nuk ka detaje lidhur me këtë takim mes tyre, si dhe çështjet që po diskutohen.

Por nuk përjashtohet që pjesë e bisedës mes tyre të jenë dosjet që lidhen me krimin.

Ky takim vjen në një kohë që politika po replikon lidhur me çështjen e Kryeprokurorit të ri. (e.c/noa.al)