Transmetuar më 13-12-2017, 13:00

Kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, reagon ndaj Kryeministrit Edi Rama, për çështjen e prokurorit të përgjithshëm.

Ai e cilëson kreun e qeverisë si “Kryeministër struc”.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, ai shkruan “Kryeministri vë BE-në dhe SHBA-në përpara për të fshehur kokën kur rrëmben institucione”.

Më tej shton se “Po vetëm kokën fsheh, të tjerat i ka përjashtë, sheshit…”.

Rama tha më herët, “A ka budalla që e beson se SHBA-BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën! Hajde politikë hajde”. /a.y/noa.al