Transmetuar më 13-12-2017, 12:29

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep parashikimin lidhur me motin në vendin tonë për ditën e sotme, ku pritet rifillimi i reshjeve.

IGJEUM, thotë se sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë vendin. Në pjesën veriore intensive, në pjesën qendrore mesatare dhe në pjesën jugore të lehta.

Në zonat e larta malore reshjet do të jenë në formë dëbore.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 °C / 12 °C

në vendet malore: 0 °C / 9 °C. No automatic alt text available.

Sa i takon erës, sot pasdite do të fryjë mesatare deri e fortë në zonën bregdetare dhe e lehtë deri mesatare në pjesën tjetër të territorit. Nesër era pritet të jetë e lehtë deri në mesatare, kryesisht ne bregdet. /a.y/noa.al No automatic alt text available.