Transmetuar më 13-12-2017, 07:42

Të pish ujë me limon e veçanërisht në mëngjes është e mrekullueshme për shëndetin tonë. Nëse konsumoni ujë të ngrohtë me limon në stomak të zbrazët do të keni shumë benefite shëndetësore.

Konsumimi i ujit ju ndihmon gjithashtu të bini në peshë dhe ul rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka. Për t’i dhënë jo vetëm shije, por edhe disa përfitime shtesë shëndetësore, shtrydhni tek uji pak limon.

Limonët kanë antioksidues dhe kalium, lëndë ushqyese që mbajnë qelizat të shëndetshme, ndërkohë që acidi nitrik ndihmon me tretjen dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Limoni përdoret gjithashtu për të trajtuar ftohjen dhe gripin e zakonshëm. Uji me limon lehtëson tretjen, dhimbjet dhe ënjtjet e shkaktuara nga inflamacioni, përmirëson funksionimin e enëve të gjakut dhe rrit urinimin duke reduktuar humbjen e lëngjeve.

Më poshtë janë disa nga përfitimet e kësaj pije:

Humbje peshe

Sistem imunitar më të fortë

Luftimin e ftohjeve dhe griprave

Largimin e akneve

Lufton kapsllëkun

Gurët në veshka dhe fshikëzën e tëmthit

Dhimbjet e muskujve

Inflamacioni

Thonjtë më të mirë.

Bëjeni pjesë të ditës ujin me limon. Vetëm mos e teproni me të, pasi, ashtu siç ka shumë përfitime, mund të ketë edhe efekte anësore nëse konsumoni me shumë seç duhet./b.l/noa.al/