Transmetuar më 12-12-2017, 22:00

Publikohen të tjera përgjime nga dosja "Habilaj", në të cilat përmendet sërish emri i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një pjesë të përgjimeve nga Prokuroria e Katanias, bën fjalë për një bisedë që daton më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar”.

Në të dëgjohet teksa trafikantët përmendin emrin "Saimir" duke thënë madje se ai kërkon diamante në vend të parave të drogës, për të ia bërë dhuratë gruas së tij.

Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: "Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që e kishte kështu…kostumin…

…E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante."

Ndërkohë që në një tjetër fragment nga përgjimet, Maridian Sulaj flet për “Audin” me targa AA003GB të ish-ministrit të Brendshëm që Tahiri ia shiti Artan Habilajt:

“Presidenti e ka ‘01’, Kryeministri e ka ‘02’,… ‘03’ është Audi që ka Artani…që e kishte ai…kushëriri ynë…vetëm ata e kanë."

Dosja për ish-ministrin Tahiri dhe lidhja e tij me kushërinjtë e largët Habilaj në trafikun e drogës, mbetet ende një çështje e nxehtë në politikën shqiptare, me Prokurorinë që prej dy muajsh vijon hetimet. (e.c/noa.al)