Transmetuar më 12-12-2017, 18:39

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë pasdite në hyrje të Orikumit.

Kanë qenë dy persona që janë afruar në drejtim të një automjeti, i cili drejtohej nga 23-vjeçari D.B.

Sipas policisë, i riu ka mbetur i plagosur në këmbë, po fatmirësisht nuk ka rrezik për ketën.

Ngjarja ka ndoodhur pranë një pike karburanti, dhe në atë moment makina e shënjestrës nuk ka qenë në lëvizje.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre, sqaron policia. /k.k/noa.al/