Transmetuar më 12-12-2017, 18:04

Amerikanët do të kthehen në Hënë dhe më pas në Mars. Presidenti amerikan Donald Trump, është gati që të firmosë “Space Policy Directive 1”.

Kjo paketë urdhëron NASA-n që të drejtojë një program eksplorimi inovativ, për të kthyer astronautët amerikanë në Hënë dhe më pas ti dërgojë në Mars.

“Kjo direktivë do të ndryshojë politikën lidhur me udhëtimet në hapësirë për të ndihmuar Amerikën që të bëhet forcë trajnuese në industrinë hapësinore”.

Është kjo ajo që shpjegoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, bazuar në rekomandimet e National Space Council.

“Do të shërbejë për të pasur njohje të reja lidhur me kozmosin dhe për të ngritur një teknologji të pabesueshme”, deklaroi Gidley. /a.y/noa.al