Transmetuar më 12-12-2017, 17:03

Një grua dhe një vajzë e re kanë rënë pre e përndjekjes nga ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrinin të pranonin ndarjet.

Rasti i parë është referuar në komisariatin nr.2 të policisë në Tiranë, ku dhe është bërë denoncimi.

Gjatë ditës së djeshme u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për 46-vjeçarin A. L., banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:30 të së hënës, në rrugën e “Kosovarëve”, me vetëgjyqësi ka dashur të marrë pa dëshirën e saj për të dalë, ish të dashurën M. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gruaja ka bërë rezistencë ndaj tij ndërsa më tej ka bërë denoncimin në polici, duke bërë që ndaj 46-vjeçarit të nisin hetimet.

Ndërkohë po ditën e djeshme u shpall në kërkim një tjetër person për përndjekje.

Më konkretisht u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, përndjek ish të fejuarën A. N., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

E reja ka thënë para uniformave blu të komisariatit nr.4 të policisë, se 42-vjeçari nuk pranon fundin e fejesës, duke insistuar për bashkim, madje ka arritur edhe në kërcënim.

Kjo bëri që A.M., të shpallet në kërkim, ndërkohë që policia vijon punën për gjetjen e tij. /a.y/noa.al