Transmetuar më 12-12-2017, 16:42

Partia Socialiste ka rrezuar dekretin e presidentit Ilir Meta, duke refuzuar ndryshime në ligjin për tarifat gjyqësore.

Qëndrimin e saj mazhoranca e përsëriti në Komisionin e Ligjeve ku rrëzoi dekretin e presidentit që kthente për rishqyrtim  ligjin për tarifat gjyqësore.  

Madje deputeti Bashkim Fino, tha se institucioni i presidentit ka paragjykuar Kuvendin e Shqipërisë, dhë për këtë ai tha se ndjehen të fyer.

" Në rastin konkret ne jemi të fyer, sepse Presidenit na ka paragjykuar, duke thënë që ju duhet të kaloni ligjin e ndihmës juridike përpara se të kalohet ligji për tarifat gjyqësore. Por këshilltrai i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, tha se se niveli i pagesave është bërë në mungesë të një studimi të thelluar dhe nuk parashikohen mekanizma për mbrojtjen e shtresave në nevojë," tha ai

Por këshilltari i Metës, tha se ligji  për traifat gjyqësore nuk është konsultuar dhe  bie ndesh me kodin e procedurës civile.

"Parimet e vendosura nga kushtetuta në nenin 42 pika 2 kërkojnë që në këtë ligj të parashikohet qartësisht procedura dokumenta dhe kërkesa sesi një kërkesë për mbrojtje juridike apo për mbrojtjen e vendit e saj falas do të vendoset nga gjykata," tha Bledar Dervishaj (e.c/noa.al)