Transmetuar më 12-12-2017, 16:10

Disa subjekte politike, mes të cilave edhe tre partitë kryesore në vend, janë gjobitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e kësaj të marte, KQZ ka gjobitur me nga 1 milion lekë partitë PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane për mosdeklarim dhe moskorrektësi të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Po ashtu janë gjobitur me nga 2 milionë lekë PDIU dhe partia SFIDA për Shqipërinë.

“KQZ vendosi sanksionin administrativ ne masën 2 milionë lekë subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe subjektin SFIDA. KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masen 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” thuhet në njoftimin e KQZ. (e.c/noa.al)