Transmetuar më 12-12-2017, 15:12

Tiranë, NOA.al- Paraditja paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore e Qendrore ndërsa vranësira të dendura dhe shira të dobët do të ketë në Veri të vendit. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në territorin shqiptar duke shtuar shirat fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1-2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin. Era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Brigjet Perëndimore të Europës nga Spanja në Norvegji si edhe vendet Nordike dominohet reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu, vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu do të ketë rajoni i Adriatikut dhe Ballkani Perëndimor.

Por moti i kthjellët mbetet dominant në Europën Lindore dhe pjesën më të madhe të Qendrës dhe Jugperëndimit të Europës. /a.y/noa.al