Transmetuar më 12-12-2017, 13:21

Depilimi është një proces sa i dhimbshëm po aq edhe bezdisës. Qimet dalin vend e pa vend dhe në çdo kohë.

Ekzistojnë shumë metoda për të eleminuar këto të fundit, por ato natyralet janë më të mirat. Shumë femrave edhe pushi i fytyrës u shndërrohet në qime pasi këto të fundit errësohen dhe trashen.

Në vend të piskatores ju duhet të përgatisni recetën e mëposhtme për të hequr qimet në pjesën e buzëz së sipërme.

Përbërësit: ½ lugë çaji bollgur, 6-8 pika lëng limoni, një lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: Grini bollgurin dhe përziejeni me lëngun e limonit dhe mjaltin deri sa të formohet një paste. Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta. Përsëriteni këtë procedurë tre herë në javë për rezultate më të mira.