Transmetuar më 12-12-2017, 11:07

Ajo është një nga këngëtaret më të mira dhe më të preferuara për publikun shqiptar, por së fundmi i është dedikuar me të gjithë kohën e saj, të birit.

Para disa muajsh erdhi në jetë vogëlushi Tian, i cili ua ka mbushur ditët me gëzim, Tunës dhe babi Patrisit.

E në këtë atmosferë festash nuk mund të mungonin dhe fotot e Tunës me të birin, i cili po rritet dita-ditës.

Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me Tian të cilin e ka veshur si lepurush, ndërsa Tuna me të kuqen e Krishtlindjeve.

“Vetëm ne të dy…”, është mbishkrimi që ka shoqëruar këngëtarja foton, në të cilën në fakt familja nuk është e plotë pasi mungon babi Patrisi. /b.l/noa.al/