Transmetuar më 12-12-2017, 10:49

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një kanal me ujë, nga kalimtarë të rastit.

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur “Qenas”,  në një kanal me ujë është gjetur pa jetë shtetasi, A.D., 80 vjeç, banues në Fier.

Nga këqyrja paraprake e kryer nuk u konstatuan  shenja dhune.

Mësohet se shtetasi A.D., kishte probleme të vazhdueshme me tensionin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për rrethanat e vdekjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese